Greqia ka kaluar një 24-orësh jashtëzakonisht të vështirë për shkak të motit të keq “Erminio”, i cili goditi shumë zona të vendit me ashpërsi të veçantë. Përveç pellgut të Atikës i cili u prek rëndë, ishuj si Rodosi , Porosi dhe Sikinos përjetuan pasojat intensive të motit të keq i cili shkaktoi shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje.
Ishulli i Rodosit u godit nga erëra të stuhishme jugore që arrinin deri në 110 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, siç raportoi ERT, valët në port tejkaluan 3 metrat. Ujërat e rrëmbyeshme përmbytën Njësitë Bashkiake të Embonës dhe Mandrikos, ndërsa në shumë zona u rrëzuan pemë dhe u regjistruan dëme materiale.
Nisur nga situata e rënduar mbrëmjen e së mërkurës deri sot u është kërkuar banorëve të Rodosit të kufizojnë lëvizjet e tyre.
Në aeroportin “Diagoras”, erërat e forta shkaktuan anulimin e dhjetëra fluturimeve, me të paktën 10 avionë çarter që ndryshuan kurs dhe u drejtuan drejt destinacioneve të tjera, si Kos dhe Antalya në Turqi. Në të njëjtën kohë, anijet mbetën të bllokuara për shkak të erërave të rrezikshme.

