Enkelejda Gripshi mesazh falënderimi dhe bashkimi pas zgjedhjes në krye të degës së PD Peqin

Enkelejda Gripshi do të drejtojë tashmë strukturat e Partia Demokratike e Shqipërisë në Peqin, pasi u zgjodh në krye të degës lokale pas procesit të votimit të zhvilluar fundjavën e kaluar.

Menjëherë pas zgjedhjes së saj, Gripshi ka përcjellë një mesazh falënderimi për anëtarët dhe mbështetësit që i besuan drejtimin e degës, duke e cilësuar këtë si një përgjegjësi të madhe dhe një motivim për të punuar me përkushtim.

“Faleminderim nga zemra për çdo anëtar dhe mbështetës që më besoi votën për detyrën e Kryetares së Partisë Demokratike në Peqin. Ky besim është një përgjegjësi e madhe për mua dhe një motivim për të punuar çdo ditë me përkushtim, ndershmëri dhe transparencë për të mirën e qytetit tonë dhe të gjithë demokratëve”, shprehet ajo.

Në vijim, Gripshi thekson se fokusi i saj do të jetë forcimi i strukturave dhe afrimi më i madh me qytetarët, duke premtuar një organizim më të hapur dhe funksional.

“Së bashku do të ndërtojmë një strukturë më të fortë, më të hapur dhe më pranë njerëzve. Ju jam mirënjohëse për mbështetjen dhe besimin tuaj ,rrugëtimi ynë sapo ka filluar!”, përfundon mesazhi i saj.

Zgjedhja e Gripshit vjen në një moment të rëndësishëm për demokratët në Peqin, ndërsa pritet që drejtimi i ri të sjellë riorganizim dhe energji të re në strukturat lokale të partisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME