Kandidati për kryebashkiak në Cërrik, Eligert Hima, ka bërë një deklaratë për mediat ku shpreh shqetësimin e tij për mënyrën se si po zhvillohet procesi i votimit në disa qendra.
Hima theksoi se ka vërejtur tendenca për intimidim të votuesve nga eksponentë të mazhorancës dhe i bëri thirrje autoriteteve dhe figurave të Partisë Socialiste që të garantojnë një proces zgjedhor të lirë dhe transparent.
“Konstatoj se ka tendenca për intimidim të votuesve. I bëj thirrje eksponenteve të PS që të mos cenojnë këtë proces zgjedhor, sepse vota e qytetarëve është e shenjtë dhe duhet të respektohet,” – deklaroi Hima.
Ai nënvizoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe bëri thirrje që të gjithë të shprehin lirshëm vullnetin e tyre në këto zgjedhje të parakohshme.

