Elbasani rikthehet në “Arenën e Demave” për hakmarrje dhe kryesim kampionati

Pas humbjes 2-0 ndaj Partizanit më 27 prill të sezonit të kaluar, një humbje që i mohoi europën dhe mbeti një plagë e hapur për verdheblutë, Elbasani kthehet pas 145 ditësh në të njëjtin stadium, këtë herë jo si debutues, por si kryesues i renditjes. Ndeshja e sotme nuk është thjesht një sfidë për tre pikë, por një test i madh karakteri, një mundësi për të treguar pjekurinë dhe forcën e skuadrës.

Ishte pikërisht ajo ndeshje që pengoi ëndrrën europiane të Elbasanit. Presidenca, trajneri Ivan Gvozdenoviç dhe futbollistët e kanë pranuar gjithmonë se humbja e prillit të kaluar mbeti një plagë morale. Fitorja e Partizanit në atë takim siguronte vend në Europë për të kuqtë, ndërsa verdheblutë mbetën jashtë, duke përjetuar një ndëshkim të hidhur në momentin më delikat.

Por tani situata është ndryshe. Elbasani ka fituar besim, përvojë dhe formë të mirë. Hakmarrja nuk është thjesht emocionale, por një domosdoshmëri për të treguar se skuadra nuk është më një episod kalimtar në futbollin shqiptar. Një fitore sot do të shlyente borxhin moral ndaj tifozëve, do të konfirmonte kryesimin dhe do të dërgonte një mesazh të qartë për të gjithë kampionatin: Elbasani është këtu për të qëndruar dhe për të luftuar deri në fund.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç dhe skuadra e tij janë të përqendruar tek manovra, mobiliteti dhe qartësia në fushë. Forma e mirë, fryma e grupit dhe eksperienca e fituar janë armët që e bëjnë këtë Elbasan më të fortë se kurrë, gati për të përballuar sfidat me skuadrat me emër si Partizani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...

Gjermania e pathyeshme, Franca ndalet në Islandë

Përveç ndeshjes së Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne...