Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar në të gjitha rrugët dhe hapësirat publike të qyteteve të Qarkut të Elbasanit. Vendimi erdhi në bazë të një urdhri të bërë publik dy ditë më parë nga autoritetet vendore, pas një sërë shqetësimesh të ngritura lidhur me sigurinë rrugore.

Rritja e ndjeshme e numrit të aksidenteve të shkaktuara nga përdorimi i pakujdesshëm i monopatinave elektrike, veçanërisht në zonat me lëvizje të lartë të këmbësorëve dhe automjeteve, ka detyruar institucionet të ndërhyjnë me masa të forta parandaluese.

Autoritetet vendore bëjnë thirrje për respektimin e këtij rregulli nga të gjithë qytetarët, duke theksuar se qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e jetës, garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe ruajtja e rendit publik.

Kjo ndalesë pritet të qëndrojë në fuqi deri në rishikimin e një kuadri më të gjerë ligjor dhe krijimin e kushteve të nevojshme për përdorimin e sigurt të këtyre mjeteve alternative të transportit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Mendja e Dritëroit është diamantore

Nga Rexhep Qosja E hënë, 17.5.1999 Vijnë Dritëroi dhe Sadija. Ka...