Elbasani një hap drejt transportit të gjelbër: Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit mes Bashkisë dhe GIZ

Bashkia e Elbasanit dhe GIZ kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për projektin “Transporti Urban i Qëndrueshëm në Shqipëri (SUTiII)”, një nismë që synon zhvillimin e një qyteti më modern, më të gjelbër dhe më miqësor për qytetarët.

Kontrata u firmos nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja dhe përfaqësues të GIZ, duke shënuar një tjetër hap përpara në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës urbane dhe shërbimeve të transportit publik.

Ky projekt pritet të sjellë investime dhe modele të reja për lëvizshmërinë e qëndrueshme, duke ofruar një alternativë më të pastër e më efikase për qarkullimin në qytet.

Kjo marrëveshje përbën një garanci për transformimin e Elbasanit në një qytet që i përgjigjet sfidave të së ardhmes, ndërsa GIZ do të jetë e gatshme për të ofruar ekspertizë dhe mbështetje teknike gjatë gjithë zbatimit të projektit.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit në BE, Shqipërisë po i buzëqesh fati

Kryeministri Edi Rama u shpreh ka nuk ka ngadalësim...

Erëra të forta dhe përmbytje në Greqi , dallgët në det deri në 4 metra të larta

Greqia ka kaluar një 24-orësh jashtëzakonisht të vështirë për...

Përtej Varshavës dhe Valencias, Shqipëria e Sylvinhos mes “tavanit” dhe shpresës

Nga Endi Tufa Fërshëllima e fundit në ndeshjen ndaj Ukrainës...