Elbasani nis vitin shkollor 2025-2026 me shkolla të reja dhe investime në infrastrukturë

Në bashkinë e Elbasanit këtë vit shkollor do të ulen në bankat e shkollës rreth 15 mijë nxënës, 1200 prej të cilëve për herë të parë. Por për më shumë se 1500 nxënës, ky vit nis në kushte bashkëkohore me shkolla tërësisht të reja. “Jam shumë e lumtur të ndaj lajmin që këtë vit shkollor gjimnazi Kostandin Kristoforidhi do të mirëpresë rreth 800 nxënës në shkolla tërësisht të reja. Po ashtu në ambiente tërësisht të reja ky vit shkollor do të gjejë dhe 300 nxënës të shkollës Fadil Gurmani në qytet dhe 180 nxënës të shkollës 9-vjeçare të njësisë administrative Tregan”, u shpreh nënkryetarja e bashkisë Elbasan, Klaudja Krasnika.

Teksa nevojat mbeten ende të mëdha për sa i përket infrastrukturës shkollore, Elbasani ka përfituar miratimin e projekteve dhe pritet të nisë puna për rikonstruksionin e gjimnazit elitë “Dhaskal Todri”, shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” dhe shkollës 9-vjeçare të fshatit Shushicë. E domosdoshme dhe shumë e kërkuar mbetet shkolla speciale “Zëra Jete”.

“Prej vitesh kemi pasur një problematikë ku rreth 68 fëmijë të shkollës Zëra Jete kanë pasur nevojë për një godinë të re dhe të përshtatshme për ta, dhe më në fund gjatë muajve nëntor dhjetor këta fëmijë do të kenë gati ambientet e reja në kushte bashkëkohore si në ambiente të jashtme dhe të brendshme, me hapësira të dedikuara dhe me mjete didaktike të përshtatshme për ta pasur më të lehtë zhvillimin e procesit mësimor”, tha Klaudja Krasnika.

Në të gjitha shkollat tashmë ka nisur edhe procesi i shpërndarjes së librave falas. Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në qarkun e Elbasanit viti shkollor 2025-2026 do të nisë me një numër më të vogël nxënësish se viti paraardhës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...