Elbasani nis me fitore ndaj Flamurtarit, Lulaj: “Fillimi i mbarë është gjysma e punës”

Elbasani e nisi sezonin e ri të Superiores me këmbën e mbarë, duke marrë një fitore të rëndësishme 1-0 përballë Flamurtarit në stadiumin “Elbasan Arena”. Një ndeshje e luftuar, ku verdheblutë u shpërblyen me tri pikët e para falë një presingu të lartë që detyroi kundërshtarin të gabojë.

Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç tregoi qartë se synon të jetë e fortë dhe e organizuar që në fillim të kampionatit. Kapiteni Bruno Lulaj, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, analizoi këtë nisje pozitive, duke folur për sekretin e fitores, ndryshimet në skuadër, punën në repartin difensiv dhe objektivat ambicioze të klubit, mes të cilëve edhe Kupat e Europës.

“Normalisht që jemi shumë të kënaqur, sepse kjo ishte ajo që kërkonim që në ditën e parë të fazës përgatitore. Donim ta nisnim kampionatin siç duhet, sepse siç thuhet, fillimi i mbarë është gjysma e punës”, tha Lulaj.

Ai shtoi se fitore të tilla japin moral dhe tregojnë se grupi ka më shumë eksperiencë se një vit më parë. Kapiteni gjithashtu paralajmëroi se sfida e radhës me Egnatian do të jetë një test i vërtetë për forcën e verdhebluve.

“Normalisht do të jetë një ndeshje e fortë, e luftuar dhe me shumë cilësi. Mos harrojmë që ata janë kampionët në fuqi, ndaj do t’i vlerësojmë maksimalisht. Por do të hyjmë në fushë për të marrë maksimumin”, u shpreh Lulaj.

Për sa i përket objektivave të sezonit, Lulaj theksoi:

“Si fillim, objektivi ynë është gjithmonë ndeshja e radhës. Pastaj synimi përfundimtar janë Kupat e Europës dhe për këtë do të punojmë çdo ditë.”

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...