Elbasani “ngec” me Ilirinë, barazim pa gola në miqësore

Nga Vladimir Mema
ELBASANI – ILIRIA 0 – 0

FORMACIONI I ELBASANIT

Në portë: Janaçek
Në mbrojtje: Lajthia, Lulaj, Olberkis, K. Kasa
Në mesfushë: Boriçi, Abas, Loukili, Ze Gomesh, Dialo
Në sulm: Ben Shimon
Skema 4-2-3-1

Elbasani dhe Iliria nuk shkojnë më shumë se një barazim pa gola në “Elbasan Arena”, një javë para startit të kampionatit. Gvozdenoviç bëri shumë eksperiemente në formacion, për të marrë sinjalet që i duhen para duelit me Flmurtarin javën e ardhshme. Nga ana tjetër, Iliria u tregua një kockë e fortë dhe me investimet e bëra hedh kandidaturën si një nga ekipet pretendente për t’u ngjitur në elitë.

NDESHJA – Ishin verdheblutë ata që rrezikuan të parët me Ben Shimon, i cili u fut në zonë dhe goditi me të djathtën, por portieri Xhika u tregua i vëmendshëm duke e ndalur gjuajtjen. Reagimi i Ilirisë erdhi menjëherë: Selmani u shkëput bukur në zonë dhe goditi me kokë, por Janaçek devijoi me vështirësi duke shpëtuar portën e tij. Me kalimin e minutave, Elbasani mori kontrollin e lojës, duke qarkulluar topin dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm, edhe pse Iliria zbriste rrezikshëm në kundërsulm, duke krijuar panik në zonën elbasanase. Sakaq, vendasit u shfaqën rrezikshëm me Ze Gomesh dhe Kasën, të cilët provuan gjuajtje potente nga distanca, por edhe këtë herë portieri Xhika ishte në gatishmëri dhe nuk lejoi golin. Pavarësisht rasteve të pastra dhe ritmit të lartë të lojës, pjesa e parë u mbyll pa gola, duke lënë gjithçka të hapur për fraksionin e dytë.

Pjesa e dytë solli shumë ndryshime në përbërjet e të dyja ekipeve, por loja nuk humbi intensitetin. Ritmi mbeti i kënaqshëm dhe ndeshja u zhvillua me grintë, duke ofruar momente të bukura për tifozët, të cilët mbushën shkallët e tribunës qendrore.

Rastet për shënim nuk munguan nga asnjëra skuadër, të cilat e kërkuan golin me ngulm, por mbrojtjet dhe portierët ishin të vëmendshëm, duke mos lejuar që topi të përfundonte në rrjetë. Në fund, rezultati mbeti i pandryshuar, por loja dha sinjale pozitive për të dyja skuadrat në prag të sezonit të ri.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

San Siro i ri, detaje të reja: 52 metra i lartë dhe çati që ul zhurmën…

E ardhmja e futbollit të Milanit varet nga një...

Iu vendosi ultimatum, Fatmir Mediu nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Më tha shko në protestën e UÇK

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në...

Rekordi i çmendur i gjyqtarit Turpin: 101 penallti të akorduara në Ligue 1!

Clément Turpin, gjyqtari i ndeshjes midis PSG dhe Strasbourg,...