Elbasani mes investimeve dhe garës për titull: Kompleksi “Shefqet Lamçja” drejt përfundimit

Punimet në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja” po ecin me ritme të shpejta dhe janë tashmë në fazat përmbyllëse, duke i dhënë qytetit të Elbasanit një tjetër hapësirë moderne dhe dinjitoze për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Së fundmi është përfunduar me sukses ndërtimi i bazamentit të fushës, një nga fazat më të rëndësishme të projektit.

 

Gjatë muajit në vijim pritet të nisë mbjellja e barit natyral, e cila do të realizohet sipas standardeve bashkëkohore, duke garantuar cilësi, qëndrueshmëri dhe kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve dhe stërvitjeve sportive.

Paralelisht me punimet në fushë, po vijon edhe rikonstruksioni i plotë i dhomave të zhveshjes.

Ky investim synon krijimin e ambienteve komode, funksionale dhe higjienike, në përputhje me kërkesat bashkëkohore, për t’u ardhur në ndihmë ekipeve sportive dhe sportistëve të rinj.

Projekti përfaqëson një investim të rëndësishëm të Bashkisë Elbasan, i realizuar në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), me synimin për të përmirësuar infrastrukturën sportive, për të mbështetur talentet e reja dhe për të nxitur zhvillimin afatgjatë të sportit në qytet.

Këto investime vijnë në një moment domethënës edhe nga ana sportive, pasi ekipi i Elbasanit është këtë sezon në garë për titullin kampion.

Performanca pozitive në kampionat, ambicia e treguar dhe mbështetja e tifozëve kanë rikthyer entuziazmin për futbollin elbasanas.

Përmirësimi i infrastrukturës, i ndërthurur me suksesin e ekipit në fushë, krijon kushte më të mira për vazhdimësinë e rezultateve, forcimin e klubeve sportive dhe zhvillimin e brezave të rinj.

Me përfundimin e Kompleksit Sportiv “Shefqet Lamçja”, Elbasani do të ketë një hapësirë më shumë në shërbim të komunitetit sportiv dhe qytetarëve, duke konsoliduar sportin si një element të rëndësishëm të jetës shoqërore dhe identitetit të qytetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME