Elbasani hap siparin e edicionit të 27-të të “Skampa Extension”

Elbasani po bëhet gati për të mirëpritur edicionin e 27-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skampa Extension”, i cili nis më 2 tetor. Prej shumë vitesh ky festival është shndërruar në ngjarjen më të madhe kulturore të qytetit dhe një pikë referimi për artdashësit.

Me moton “Extension” (zgjerim), programi i këtij viti sjell 11 shfaqje teatrore nga trupa ndërkombëtare të ardhura nga Turqia, Greqia, Kosova, Lituania, Serbia dhe Shqipëria. Shfaqjet do të ngjiten në skenën e Teatrit “Skampa” në Elbasan, por edhe në Tiranë, duke e shtrirë aktivitetin përtej kufijve të qytetit mikpritës.

Festivali zhvillohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si dhe të Bashkisë Elbasan, nën kujdesin e kryetarit Gledian Llatja. Përveç shfaqjeve, publiku do të ketë mundësi të ndjekë seminare, ekspozita fotografike dhe promovime librash, duke e kthyer Elbasanin për disa ditë në një qendër të gjallë të artit dramatik.

Në 27 vite, “Skampa” ka pritur qindra trupa vendase dhe të huaja, duke vendosur Elbasanin në hartën e festivaleve ndërkombëtare të teatrit. Vit pas viti, ky aktivitet e ka forcuar traditën e tij, duke e bërë qytetin një vatër të kulturës dhe artit skenik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME