Elbasani e nisi sezonin me këmbën e mbarë duke mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-0 në “Elbasan Arena”. Sfida u vendos nga një autogol i Martinez në minutën e 35-të, pas një pasimi të gabuar drejt portierit që kishte lënë portën bosh. Verdheblutë e Ivan Gvozdenoviçit kontrolluan ritmin për pjesën më të madhe të takimit dhe patën raste të shumta për të dyfishuar rezultatin, por nuk arritën ta “mbyllin” ndeshjen.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë e Karlos Garcias u shfaqën të rrezikshëm në disa momente dhe humbën një mundësi të artë me Baeten, por nuk gjetën rrugën e golit. Një ndeshje me ritëm, tension dhe episode për MOVIOLË, që i dhuroi Elbasanit tri pikë të vlefshme falë një gabimi trashanik të kundërshtarëve.
albaniaexpress.al

