Elbasani ka marrë një fitore të çmuar sot në transfertë në “Air Albania”, duke u kthyer përsëri mes skuadrave pretendente për kreun e Superiores pas suksesit 4-1 ndaj Tiranës.
Bardheblutë e nisën ndeshjen duke qenë më kërkues, por 10 minutat e fundit të pjesës së parë ishin të tmerrshëm teksa pësuan dy gola dhe rrezikuan të pësonin edhe të tjerë.
Ata rihapën ndeshjen me Tabeku në pjesën e dytë duke dhënë shenja ringjalljeje. Por kundërsulmet e Elbasanit ishin vdekjeprurëse dhe verdheblutë goditën dy herë të tjera në shtesë për të vulosur suksesin 4-1.
TIRANA-ELBASANI 1-4
65′ Tabeku /
38′, 43′ Tsague,
90’+2′ Ze Gomesh,
90’+6′ Diallo
NGJARJET KRYESORE
90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-1 të Elbasanit.
90’+6’ GOOOL ELBASANI! Tjetër kundërsulm perfekt i verdhebluve të cilët me Diallo gjejnë edhe një herë rrjetën.
90’+5’ Karton i verdhë për Ibrahimin.
90’+2’ GOOOL ELBASANI! Ze Gomesh merr topin dhe përshkon gjysmën e fushës, duke dalë i vetëm para Tafas për të çuar sferën në rrjetë.
90′ Jepen 7 minuta shtesë.
86’ Janaçek ndëshkohet me karton të verdhë pas vonesave të lojës.
85’ Ze Gomesh merr vendin e Lajthisë në radhët e Elbasanit.
81’ Diallo nga e djathta harkon në zonë për Lajthinë i cili provon me një gjuajtje akrobatike, por çon sferën mbi traversë.
75’ Kasa i lë vendin Ibrahimit në radhët e Elbasanit.
69’ Lila gabon me një top mbrapa, duke i dhënë mundësinë Tabeku të rrezikojë. Sulmuesi nuk kalon Janaçek, më pas Mensah ka mundësinë të gjuajë, por bllokohet nga Lila.
66’ Patsatsia merr vendin e Falaje në radhët e Tiranës.
65’ GOOOL TIRANA! Pas një goditje dënimi nga e majta, Tabeku me kokë ia del të mposhtë Janaçek.
64’ Loukili merr vendin e Qoses në radhët e Elbasanit.
59’ Diallo jep spektakël duke kaluar kundërshtarët me radhë në krahun e djathtë, por në fund bardheblutë ia dalin ta ndalin në një mënyrë apo në tjetrën.
57’ Zëvendësim i trefishtë për Toranën. Eilton, Fernandez dhe Ismajli i lënë vendin Soler, Voglit dhe Mensah
53’ Vera del në krahun e majtë të sulmit, Lila dhe Kasa ia dalin të bllokojnë ofensivën e skuadrës bardheblu.
46’ Tsage provon të gjejë golin me një gjuajtje nga jashtë zonës, pa gjetur portën e bardhebluve.
46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime nga dy skuadrat.
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Elbasanit.
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
45’ Zhunior rrëzohet në zonën e Elbasanit, gjyqtari Çelaj i tregon kartonin e verdhë për simulim.
42’ GOOOL ELBASANI! Musta lëshon një predhë nga distanca, Tafas nuk kontrollon mirë dhe Lulaj e Tsage devijojnë topi me sulmuesin i cili e shtyn në rrjetë.
38’ GOOOL ELBASANI! Pas zhvillimit të një goditje këndi, Musta gjuan me kokë dhe gjen përgjigjen e Tafas. Tsage ndjek aksionin dhe çon sferën në rrjetë.
37’ Musta vë në provë Tafas që nga goditja e këndit, portieri devijon në një tjetër këndore.
36’ Diallo ka mundësinë e artë për të shënuar por vonohet në të djathtën e sulmit dhe goditja e tij ndalet nga një prej mbrojtësve të Tiranës.
33’ Rasti i parë i mirë i Elbasanit me një dalje të Manellarit nga e majta. Ai kalon Tafas dhe shkon në portë, por gjuajtja e tij pak hapa larg ndalet nga Vera në vijën fatale.
28’ Tabeku insiston në zonë pas një harkimi nga e majta, ia del të gjuajë por pa shqetësuar shumë Janaçek i cili kontrollon.
22’ Loja zhvendoset sa në një gjysmëfushë në tjetrën, por asnjë nga ekipet nuk gjen hapësirë për të gjuajtur në portë.
14’ Një pasim nga e majta sjell panik në zonën e Elbasanit ku Fernandes, Tabeku e pastaj Haxhiu nuk ia dalin të kalonjë “murin” e mbrojtësve me tentativat e tyre.
10’ Një gjuajtje e fortë nga distanca pas një goditje nga këndi, devijohet dhe përfundon në duart e portierit Janaçek.
7’ Lajthia merr topin në të majtën dhe arrin deri në fundore, por pastaj nuk ia del të harkojë në zonë.
1’ Nis dueli në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Tafas, Vera, Dembele, Lleshi, Fernandez, Haxhiu, Valerianos, Zhunior, Falaje, Ismajli, Tabekou
Trajneri: Roberto Bordin
ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Tsague, Lajthia, Kasa, Manellari, Musta, Qose, Lila, Ibrahima
Trajneri: Ivan Gvozdenoviç



