Elbasani dhe misteri i gjobave të shumta – a ka një plan pas tyre?

Klubi i futbollit Elbasani është gjobitur me një total prej 200 mijë lekësh të rinj gjatë pesë javëve të para të sezonit. Në javën e parë, klubi u paralajmërua nga Komisioni i Disiplinës për sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjes së parë. Ndërsa në ato pasardhëse kanë ardhur edhe dënimet me gjoba.

Denimet e përsëritura kanë ndodhur kryesisht për përdorimin e flakadaneve dhe elementë të tjerë të parregullt gjatë ndeshjeve. Megjithë mungesën e incidenteve serioze, sanksionet janë rritur javë pas jave, duke krijuar një situatë të pazakontë për një klub dhe tifozët e tij.

Kjo rrjedhë e dënimeve ka ngjallur spekulime se organizatorët e kampionatit mund të kenë synime më të gjerë për menaxhimin e pranisë së tifozëve në stadiume, duke lënë hapësirë për pyetje mbi mënyrën se si do të trajtohen mbështetësit në ndeshjet e ardhshme.

Kjo situatë e bën Elbasanin një nga klubet më të ndëshkuara në fillim sezoni, ndërkohë që të gjithë presin të shihet nëse trendi i gjobave do të vazhdojë. Ndoshta një dorë e fshehtë kërkon të ketë sa më pak tifozë në stadium, në një kohë që tifozeria elbasanase po mban “gjallë” stadiumet shqiptare. Me këtë ritëm dënimesh, klubi i Elbasanit duhet të bëhet gati për gjobën e radhës edhe këtë fundjavë ndaj Vllaznisë.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME