Elbasani dënohet sërish për sjelljen e tifozëve – vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e radhës, ku në listën e të ndëshkuarve është përfshirë sërish AF Elbasani, pas sjelljes së gabuar të tifozëve gjatë ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.

Verdheblutë janë dënuar me gjobë në masën 50 mijë lekë, për ndezje flakadani dhe mjete piroteknike, në bazë të nenit 17/2/b të Kodit të Disiplinës së FSHF-së. Përveç kësaj, klubi është urdhëruar të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadium, sipas akt-konstatimit, brenda afatit 15-ditor.

Ky është një tjetër sanksion për Elbasanin, që ndonëse po shijon rikthimin në Superiore, vijon të përballet me penalitete për sjelljen e tifozërisë së zjarrtë.

Në të njëjtin vendim, Komisioni i Disiplinës ka gjobitur edhe KF Tirana me 100 mijë lekë, për hedhje sendesh në fushë dhe përdorim të flakadaneve, si dhe KF Vllaznia, FK Vora dhe KF Pogradeci, secila me nga 50 mijë lekë gjobë për sjellje të ngjashme.

Disiplina ka marrë masa të forta edhe ndaj disa zyrtarëve dhe lojtarëve në nivelet e ulëta të kampionateve, për sjellje josportive, kërcënime apo dhunë ndaj kundërshtarëve dhe arbitrave, përfshirë pezullime deri në 1 vit për raste të rënda si ai i Brajan Markut të Tërbunit.

Kundër këtyre vendimeve, klubet dhe individët e dënuar kanë të drejtën e ankimit brenda 3 ditëve në Komisionin e Apelit të FSHF-së.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Trump optimist para takimit me Putin në Hungari: Mendoj se mund ta bind që t’i japë fund luftës

Presidenti Donald Trump priti homologun e tij ukrainas, Volodymyr...

Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Nga  Alban Daci Madje, as nuk ka nevojë për të...

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e...