Elbasani blindon mesfushën, firmos me Isi Manellarin

Elbasani ka arritur marrëveshjen me mesfushorin Isi Manellari, ish-kapiten i Laçit, pas ndarjes nga kurbinasit. 27-vjeçari ka firmosur një kontratë 1+1 dhe pritet të nisë stërvitjen me skuadrën verdheblu nën drejtimin e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Pavarësisht interesimit të Pogradecit, Manellari ka zgjedhur të qëndrojë në elitë, duke sjellë përvojën dhe kualitetin e tij në mesfushën e Elbasanit. Në sezonet e fundit, ai ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Laçit, duke lënë gjurmë me paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe golat vendimtarë.

Ky transferim konsiderohet një përforcim kyç për verdheblutë, të cilët synojnë një sezon konkurrues në Superiore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME