Elbasan : Reshje mesatare shiu, situata nën kontroll në të gjithë qarkun

 

Qarku i Elbasanit është përfshirë që në orët e para të mëngjesit nga reshje shiu me intensitet mesatar, të cilat vijojnë ende me të njëjtin ritëm. Pavarësisht reshjeve, strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut raportojnë se situata paraqitet plotësisht nën kontroll dhe pa probleme.

Sipas të dhënave zyrtare, të gjitha akset rrugore si ato kombëtare ashtu edhe rurale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve. Deri tani nuk janë raportuar inerte apo rënie gurësh në rrugë, duke garantuar lëvizje të sigurt për qytetarët.

Edhe prurjet e lumenjve dhe përroskave ndodhen në kuota mesatare, pa rrezik për dalje nga shtrati apo përmbytje. Në lidhje me shkarkimet nga HEC-i i Banjës, pritet një njoftim zyrtar për ditën e sotme, ndërkohë që një ditë më parë ato kanë qenë në nivelet 150 m³/s shkarkime dhe 100 m³/s prodhim.

Nga verifikimet në terren, konfirmohet se shkarkimet nuk kanë shkaktuar probleme në zonën e Sulovës, ku situata paraqitet e qetë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane

Bllokimi i zgjatur i Ngushticës së Hormuzit po kthehet...

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur kushte për kryeministrin,...

Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën...