Eksperienca e barinjve të Kolonjës sjell natyrën dhe traditën për vizitorët

Një eksperiencë autentike që ndërthur natyrën, traditën dhe mikpritjen shqiptare po merr jetë në Parkun Kombëtar Germenj–Shelegur me projektin “Një ditë me bariun”. Ky aktivitet fitues i platformës TIP Korça, i mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe në bashkëpunim me GIZ, prezanton një model të ri të turizmit rural të qëndrueshëm, duke u fokusuar në përvojat autentike dhe lidhjen e vizitorëve me komunitetin lokal.

Vizitorët ftohen të përjetojnë nga afër jetën e përditshme të barinjve të Kolonjës – nga shtegtimi i bagëtive dhe shëtitjet me kuaj, te gatimet tradicionale dhe netët magjike nën yje, pranë zjarrit. Përmes kësaj nisme, promovohet transhumanca, tradita shekullore e zonës, duke krijuar mundësi ekonomike për komunitetin lokal dhe duke ruajtur trashëgiminë kulturore.

Aktiviteti tashmë është pjesë e paketave turistike që nxisin zhvillimin e turizmit rural, duke ofruar një eksperiencë të veçantë për ata që kërkojnë të njihen me natyrën e paprekur dhe traditat autentike shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...