Ekipi shqiptar shkëlqen në Olimpiadën Botërore të Matematikës 2025 në Australi

Në Australi këtë verë u zhvillua Olimpiada Botërore e Matematikës (International Mathematical Olympiad,IMO), eventi më i rëndësishëm global për nxënësit e shkollave të mesme në fushën e matematikës. Në këtë garë morën pjesë 600 nxënës nga 103 shtete të ndryshme, ndërsa Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga një ekip prej gjashtë nxënësish të talentuar.

Nën udhëheqjen e liderit Erind Bedalli dhe ndihmës liderit Gledis Kallço, ekipi shqiptar arriti rezultate mjaft të vlerësueshme. Marius Gjika, 16 vjeç, fitoi medalje bronzi, ndërsa Jamarber Rushitaj dhe Krisel Leka u nderuan me çmime nderi, për arritjet e tyre në këtë garë me nivel të lartë ndërkombëtar.

Përgatitja dhe pjesëmarrja në këtë olimpiadë janë fryt i një pune shumëvjeçare nga një grup pedagogësh të përkushtuar, mes të cilëve spikasin Adrian Naço, Enkel Hysnelaj, Erind Bedalli, Gledis Kallço, Bruno Bajo dhe Loard Bejko. Ky ekip profesional ka kontribuar në ngritjen e nivelit të edukimit matematikor në vend dhe në përgatitjen e brezave të rinj për sfida ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në IMO 2025 u mundësua edhe falë mbështetjes financiare të sektorit privat. Sponsorët luajtën një rol kyç, duke mundësuar udhëtimin dhe përfshirjen e plotë të ekipit në këtë aktivitet, në një kohë kur fondet publike nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për të mbështetur këto iniciativa të rëndësishme edukative.

Ky është një tjetër shembull i potencialit të rinisë shqiptare që me përgatitje serioze dhe mbështetje të duhur, arrin të konkurrojë e të shquhet në arenën ndërkombëtare.
Ministria e Arsimit dhe institucionet përkatëse ftohen të japin më shumë mbështetje për këto forma të shkëlqyera të përfaqësimit të vendit që nuk janë vetëm garë, por edhe promovim i vlerave të dijes, përkushtimit dhe punës së ndershme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

  E kam njohur Erion Braçen kur ishte shumë i...