Edon Zhegrova firmos me Juventusin, Rama uron futbollistin

Futbollisti Edon Zhegrova hapi një etapë të re në karrierë, duke iu bashkuar skuadrës italiane të Juventusit. Mes urimeve që mori ishte edhe ai i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili në rrjetin social Facebook postoi një videomontazh me Zhegrovën dhe shqiponjën në sfond, duke shkruar: “Ec aty shqipe”.

Pak ditë më parë, Rama i kishte dorëzuar Zhegrovës pasaportën shqiptare, një moment që futbollisti e shpërndau vetë në rrjetet sociale, duke shkruar: “Krenar që jam shqiptar”, duke shprehur lidhjen e tij të fortë me Shqipërinë.

Ky hap në karrierën e Zhegrovës në Serie A dhe mbështetja e udhëheqësit shqiptar janë një dëshmi e krenarisë kombëtare dhe suksesit të sportistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME