Edlir Tetova shpallet “Trajneri i muajit shtator” nga FSHF: Trofe për stafin dhe lojtarët

Drejtoria Teknike e Federatës Shqiptare të Futbollit ka vlerësuar trajnerin e Egnatias, Edlir Tetova, si “Trajnerin e muajit shtator”, pas ecurisë mbresëlënëse të skuadrës rrogozhinase në këtë fillim sezoni. Verdhejeshilët kanë regjistruar një seri perfekte në shtator, duke fituar të tria ndeshjet e luajtura, respektivisht ndaj Bylisit, Tiranës dhe Flamurtarit.

Nën drejtimin e Tetovës, kampionët në fuqi kanë treguar stabilitet, disiplinë taktike dhe një formë të shkëlqyer, duke u rikthyer menjëherë në rolin e pretendentit kryesor për titull. Ky vlerësim konfirmon punën e bërë nga stafi teknik dhe përforcon besimin se Egnatia mbetet një skuadër solide, e aftë të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar.

Në një prononcim për faqen zyrtare të FSHF-së, Tetova u shpreh i lumtur për këtë çmim personal, por nënvizoi se ai i takon gjithë skuadrës:
Mendoj që është një trofe që na jep shtysë për më shumë. Është një vlerësim afatshkurtër, por jam shumë i kënaqur. Ky çmim është për stafin tim, sepse nuk fitohet asgjë i vetëm, dhe për lojtarët e mi të Egnatias, që janë më të mirët”, tha Tetova.

Ky është një tjetër sinjal i qartë se skuadra nga Rrogozhina po ecën në rrugën e duhur. Me moralin e lartë dhe me një trajner që di të motivojë grupin, Egnatia shkon drejt sfidave të ardhshme me ambicie të mëdha, ndërsa Tetova duket i vendosur të konfirmojë edhe një herë reputacionin e tij si një prej teknikëve më premtues në futbollin shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME