Edi Rama: Situata në Lindjen e Mesme, më shumë turistë do të vijnë në Shqipëri

ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, u shpreh sot se konfliktet ndërkombëtare kanë ndikuar ndjeshëm në turizmin global, por për Shqipërinë kjo mund të sjellë edhe efekte pozitive në rritjen e numrit të vizitorëve.

“Unë besoj që lufta i ka dëmtuar shumë miqtë tanë në Dubai, Doha, Abu-Dabi, Riad. Ka dëmtuar edhe Turqinë. Për fat të keq, por kjo do të përkthehet në më shumë njerëz që do të vijnë këtu”, u shpreh ai.

Në takimin me Asamblenë e PS-së në Durrës, Rama tha se Shqipëria mbetet një destinacion i sigurt.

“Shqipëria nuk ka arsye të ndikohet, këtu vetëm luftë s’ka. Ka sherr, por luftë jo. Pra, ka një ndikim pozitiv për ne”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama nënvizoi se sfida kryesore mbeten çmimet. “Frika më e madhe janë çmimet. Nafta, siç e patë vetë, kërceu në momentin që filloi lufta. Është bërë e disata herë që ne kemi plan dhe del diçka tjetër, tërmeti, pandemia, lufta në Ukrainë, çmimi i energjisë elektrike”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Diplomohen 70 arbitra të rinj futbolli , Presidenti Duka: Rruga juaj sapo ka filluar, FSHF do t’ju mbështesë në karrierë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe arbitrat e diplomuar Akademia...

Bordi i Transparencës, nafta rritet me 7 lekë/litër

TIRANË, 10 prill/Albania Express News/ Bordi i Transparencës vendosi...