Edi Rama nga Franca: Integrimi në BE, shpresa e madhe e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një fjalimi në Paris, theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të ishte një bekim për vendin.

Duke u përgjigjur për opinionet që e lidhin me figura politike të tjera, Rama u shpreh: “Jo mos na çoni këtu. Unë thash diçka për dikë, lidhur me një opinion për një temë dhe më quajtët orbanist. Ai është miku im, por unë nuk jam një orbanist. Kam një mendim ndryshe nga Viktori kur vjen fjala për BE, sepse besoj që është projekti më i jashtëzakonshëm.”

Kryeministri theksoi se anëtarësimi në BE do të ndihmonte Shqipërinë të shmangte rrugën e vështirë të vendeve që nuk kanë mbështetje europiane. “Pas vitesh diktature gjakatare dhe varfërie, nëse BE nuk do të ishte aty, do kishim pasur të njëjtin fat si Afganistani apo kushdo tjetër. BE është diçka që çdo europian, përfshirë francezët, duhet ta gëzojë si dhuratë nga etërit themelues dhe që nuk duhet rrezikuar aspak,” shtoi ai.

Rama e konsideroi Bashkimin Europian si një projekt të jashtëzakonshëm dhe theksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në këtë familje europiane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME