Edhe pse 19 vjeç, djali i Donald Trump e ka mendjen vetëm tek…

Barron Trump, djali më i vogël i presidentit amerikan Donald Trump, ka kaluar verën duke iu përkushtuar zgjerimit të bizneseve familjare dhe projekteve të tij personale, ndërkohë që romancat dhe jeta e natës nuk kanë qenë prioritet.
Sipas People, 19-vjeçari nuk është shumë i interesuar për lidhje dashurore në këtë periudhë, por preferon takime me partnerë të mundshëm biznesi, pasi synon të nisë një sipërmarrje në fushën e teknologjisë. Thashethemet për një të dashur u përhapën në maj, por nuk u konfirmuan kurrë.

Aktualisht, Barron studion në Stern School of Business në Universitetin e New Yorkut. Një burim i afërt me të tha se ai është më shumë i përqendruar në studime dhe karrierë:
“Për momentin kjo nuk është prioritet për të. Ka detyrime në fakultet, një familje që e adhuron dhe është duke ndërtuar të ardhmen e tij.”

Në një intervistë për Vanity Fair, presidenti i klubit republikan në NYU e përshkroi si një student disi të tërhequr, që nuk merr pjesë shumë në jetën sociale të kampusit dhe është i apasionuar pas video-lojërave.
Fokusi i tij tek karriera shpjegon edhe pse është parë rrallë në publik përkrah të atit që nga inaugurimi presidencial. Megjithatë, ai vazhdon të kalojë kohë me familjen, larg syrit të mediave.

Donald Trump, nga ana e tij, shfaqet optimist për të ardhmen e djalit. Në një intervistë për Fox News në mars, ai e cilësoi Barronin si dikë me “aftësi të jashtëzakonshme në teknologji”, duke kujtuar me humor:
“E fik laptopin dhe kur kthehem pas pesë minutash, ai e ka ndezur sërish. E pyes ‘Si e bëre këtë?’ Ai ka aftësi të jashtëzakonshme.”

Përveç teknologjisë, Barron ka treguar interes edhe për pasuritë e paluajtshme. Në vitin 2024 ai themeloi kompaninë Trump, Fulcher & Roxburgh Capital Inc., por e mbylli vetëm pak ditë më vonë, pasi i ati fitoi mandatin e dytë presidencial ,një hap për të shmangur vëmendjen e tepërt të medias.
Ai pritet të rikthehet më 3 shtator në New York, ku do të nisë vitin e dytë të studimeve në NYU.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...