Në një zhvillim të pazakontë për skenën politike dhe sportive shqiptare, kandidati për kryetar bashkie në Cërrik, i cili është gjithashtu mjek i ekipit të futbollit AF Elbasani, ka lënë përkohësisht angazhimet e tij në fushatën elektorale për të qenë pranë skuadrës në një moment të rëndësishëm.
Ai është parë në fushë për tu dhënë ndihmën e nevojshmë mjekësore vetdh e bluve sot pasdite në stadiumin “Elbasan Arena”, ku po zhvillohet ndeshja mes AF Elbasani dhe FK Vorës, duke u rikthyer në rolin e tij si mjek i ekipit. Vendimi i tij për të vendosur shëndetin e futbollistëve përpara politikës ka tërhequr vëmendjen dhe respektin e shumë sportdashësve dhe qytetarëve.
Ky gjest i jashtëzakonshëm nënvizon përkushtimin e tij ndaj sportit dhe komunitetit lokal, duke dhënë një shembull të rrallë bashkimi mes përgjegjësive profesionale dhe pasionit për qytetin.
