Federata Zvicerane ka publikuar momentin kur lojtarët filluan të qeshin pasi për disa minuta u shkëput energjia elektrike dhe të gjithë të pranishmit në stadiumin e Prishtinës, që ishin stafi dhe lojtarët e përfaqësueses së Zvicrës, mbetën në errësirë.
Zvicra ka zhvilluar një stërvitje në Prishtinë, aty ku sot do të luajnë përballjen ndaj Kosovës. Për një moment lojtarët nisën të qeshin pasi iu ndërpre energjia elektrike dhe stadium mbeti në errësirë. Federata Zvicerane e Futbollit publikoi këtë moment në rrjetet e saj sociale, ku ndër të tjera shkruan, “Ups…nuk ka drita…”

