Të enjten, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Paraditja pritet të karakterizohet nga kthjellime, kryesisht në veriun e territorit, ndërsa në vijim vranësirat do të shtohen gradualisht, duke u bërë mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut do të shfaqen që në orët e para të mëngjesit në jug të vendit, për t’u shtrirë më pas në pjesën më të madhe të territorit në mënyrë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët. Lokalisht mund të ketë shtrëngata afatshkurtra me intensitet deri mesatar.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i lindjes, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit do të arrijë deri në 16 m/s.
Deti do të paraqitet me valëzim të lehtë deri mesatar, me forcë 2–3 ballë si në Adriatik ashtu edhe në Jon.