Dy të vdekur dhe disa të plagosur, momentet e terrorit në Universitetin Brown, Policia shpëton studentët që ishin fshehur në bibliotekë

Momente terrori u filmuan në Universitetin Brown ku shihen studentë duke u fshehur në bibliotekën e institucionit, ndërsa në kampus dëgjoheshin të shtëna të forta me armë zjarri.

Videoja tregon më shumë se dhjetëra studentë të tmerruar dhe të përlotur të shtrirë në dysheme përpara rafteve të librave, ndërsa të paktën shtatë të shtëna dëgjohen qartë.
Incidenti ndodhi të shtunën, gjatë një sulmi masiv me armë zjarri që la dy persona të vdekur dhe tetë të plagosur rëndë.

Menjëherë pas të shtënës së fundit, dhjetëra oficerë policie, të veshur me uniforma SWAT dhe me armë në dorë, u futën në bibliotekë, duke urdhëruar studentëve të ngrinin duart.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME