Dy persona janë arrestuar nga Policia në lidhje me vrasjen e biznesmenit në Elbasan, një ngjarje që tronditi opinionin publik ditët e fundit.
Sipas burimeve hetimore, në pranga ka rënë roja i biznesit ku punonte viktima, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit. Hetuesit dyshojnë se ai ka qenë në dijeni të rrethanave para ose pas ngjarjes, por nuk ka njoftuar autoritetet.
Arrestimi i dytë është ai i autor it të dyshuar, një person që, sipas Policisë, ka rezultuar se kishte lidhje të drejtpërdrejta me viktimën. Dyshohet se konflikti mes tyre ka qenë motivi kryesor i krimit, ndërsa pistat e tjera vijojnë të hetohen.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, ndërsa priten edhe të tjera arrestime.

