Taulant Seferi po përjeton ndoshta sezonin më të mirë të karrierës së tij në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist absolut në fitoren e Bodrumsporit 5-0 ndaj Istanbulsporit, duke shënuar dy gola.
Goli i parë i Seferit ishte një perlë nga jashtë zone, ndërsa në pjesën e dytë ai tregoi forcë dhe zgjuarsi, duke rrëmbyer topin në mesfushë dhe finalizuar vetë aksionin.
Pas këtij suksesi, 27-vjeçari nga Kumanova arrin nëntë gola dhe katër asistime në Ligën e Parë turke, ndërsa Bodrumspori kryeson renditjen dhe synon ngjitjen në Superligë.
Megjithatë, pavarësisht formës së shkëlqyer, Seferi nuk është përfshirë në listën e publikuar sot nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e nëntorit, duke vijuar kështu mungesën e tij të gjatë në Kombëtare.

