Dy gola dhe lamtumira emocionuese e Messit me tifozët

Lionel Messi shkëlqeu në ndeshjen e fundit kualifikuese për Botëror me Argjentinën në Buenos Aires. Ylli i kombëtares nuk i mbajti dot lotët, pasi kjo ishte sfida e tij e fundit përpara tifozëve vendas. Me dy gola personalë, ai udhëhoqi “Albicelestët” drejt fitores 3-0 ndaj Venezuelës.

Fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë nuk ka dhënë ende një datë të saktë për tërheqjen nga futbolli i luajtur, por 38-vjeçari konfirmoi se kjo ishte ndeshja e fundit në Argjentinë: “Të përfundoj në këtë mënyrë, këtu, me njerëzit e mi, është një ëndërr që gjithmonë e kam pasur”, tha ai mes emocioneve.

Messi theksoi se dashurinë që ka ndier për vite me Barcelonën e ka ndjerë edhe në vendlindje. I pyetur për pensionimin, ai shtoi: “Nuk është diçka që e dua apo e pres, por vitet po kalojnë.”

Me 36 gola në eliminatoret e Amerikës së Jugut, kapiteni argjentinas është tashmë rekorder absolut në historinë e kompeticionit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...