Dy fitore dhe një humbje, bilanci i javës së parë për ekipet e Qarkut Elbasan

Kampionati i Kategorisë së Dytë ka nisur me rezultate të ndryshme për tre ekipet e qarkut të Elbasanit.

Në Grupin A, Shkumbini i Peqinit debutoi me fitore, duke mposhtur Tomorin me rezultatin 3-2. Një nisje pozitive për peqinasit, që këtë sezon synojnë të jenë konkurrues në garën për kreun ose së paku të mos vënë në diskutim qëndrimin.

Në Grupin B, Sopoti i Librazhdit regjistroi një triumf bindës 3-0 ndaj Terbunit. Klubi librazhdas është ndër skuadrat që ka bërë shumë afrime gjatë merkatos dhe gëzon mbështetje të gjerë, çka e bën një prej pretendenteve kryesore për ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë, Gramshi e nisi me humbje, pasi u mund 2-1 në transfertë nga Erzeni. Pavarësisht përpjekjeve, skuadra nuk arriti të marrë pikë në këtë javë të parë.

Kështu, qarku i Elbasanit regjistroi dy fitore dhe një humbje në nisjen e kampionatit, me vëmendjen që tashmë fokusohet te vazhdimësia dhe objektivat afatgjata të secilës skuadër.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...