Dy argjendi dhe dy rekorde për Carjen, Kofsha ndalet në vendin e katërt

Shqipëria po vazhdon pjesëmarrjen e saj në Lojërat e Solidaritetit Islamik, që po zhvillohen në Riad të Arabisë Saudite që prej datës 7 nëntor. Pas paraqitjes së shkëlqyer të peshëngritëses Enkileda Carja, e cila fitoi dy medalje argjendi dhe vendosi dy rekorde botërore për të reja në peshat 63 kg, dje ishte radha e sportistëve të tjerë kuqezi për të përfaqësuar denjësisht flamurin shqiptar.

Me shumë interes u prit gara e Ertjan Kofshës, shtangistit nga Shtërmeni, që garoi në peshat 94 kg. Edhe pse me pritshmëri të larta për zonën e medaljeve, ai nuk arriti të ngjitej në podium. Kofsha regjistroi 161 kg në shkëputje, duke u renditur në vendin e gjashtë, ndërsa në shtytje shënoi 190 kg, për vendin e tetë. Në total me 351 kg, ai e mbylli dygarëshin në vendin e katërt, shumë pranë medaljes së bronztë.

Në karate, Melos Gashi shfaqi performancë të mirë në kategorinë -84 kg. Ai fitoi dy ndeshjet e para, por u ndal në gjysmëfinale. Në përballjen për medaljen e bronztë, Gashi nuk ia doli, duke përfunduar i katërti.

Në pingpong, Kejdi Kalaja fitoi ndeshjen e parë, por u eliminua në raundin e dytë, ndërsa në xhudo, Erisa Brahimaj dhe në karate, Orges Arifi, ndaluan rrugëtimin që në raundin e parë.

Shqipëria përfaqësohet në Riad me 10 sportistë gjithsej, ndërsa në ditët në vijim pritet të zbresin në garë mundësit Islam Dudaev, Zelimkhan Abakarov dhe Chermen Vailev, si dhe Ernest Merdanaj në taekuondo.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Barcelona nuk heq dorë nga Lewandowski, i ofron rinovimin e kontratës

E ardhmja e Robert Lewandowskit është ende për t’u...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet pas orës 16:00

Bordi i Transparencës në datë 11 Prill 2026 ndryshoi...

“E papranueshme të vazhdohet kështu”, Hita takim me drejtuesit e Shkodrës dhe Lezhës: Luftoni drogën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...