Durrësi mirëpret Kampionatin Europian të Snooker 2025, Gonxhja: Shqipëria destinacion i sportit europian

Shqipëria po mirëpret Kampionatin Europian të Snooker 2025 në Durrës, nën kujdesin e European Billiard & Snooker Association (EBSA) dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Bilardos dhe Snookerit.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale tha se në këtë kampionat marrin pjesë mbi 400 sportistë nga 38 vende europiane.
Sportistët do të garojnë për dy javë radhazi në disiplinat 6 Red, Disability, Women dhe Men Teams.
“Ky kampionat shënon një tjetër moment të rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion i sportit europian dhe për forcimin e rolit të vendit tonë në organizimin e aktiviteteve të nivelit ndërkombëtar”, theksoi Gonxhja.
Kampionati do të mbyllet nesër, 19 tetor, duke sjellë emocion, rivalitet sportiv dhe një mundësi të artë për Shqipërinë që të shquhet si një nga qendrat e reja të rëndësishme të snooker-it në kontinent.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

10 startup-e shqiptare drejt Silicon Valley

Në ambientet e Piramidës u zhvillua finalja e programit...

Një epokë e re për Policinë e Shtetit: nis Masteri i parë shkencor në Akademinë e Sigurisë

Hapet për herë të parë programi Master Shkencor “Siguria...

Lluka Prifti – Brumeli i volejbollit – Zëri i rrjetës, shpirti i qytetit

Kujtime, mall, lot shpirti për kohën që ishte ndër...