Dumani në Uashington, takim në Departamentin e Shtetit

Pak muaj pas rikthimit të fondeve dhe asistencës teknike të Shteteve të Bashkuara për SPAK-un përmes programit OPDATE, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Takimi u mbajt pasditen e së martës, rreth orës 16:00 me orën lokale, në një seancë me dyer të mbyllura. Dumani u prit nga Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit. Vetë institucioni amerikan e konfirmoi takimin në agjendën zyrtare ditore, duke i dhënë rëndësi të veçantë.

Vizita e Dumanit në Uashington vjen në një moment vendimtar për institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që së shpejti të hapë garën për drejtuesin e ri të SPAK, ndërsa pritet të zgjidhet edhe kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Altin Dumani, vitin e kaluar, u nderua nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken me çmimin “Kampion në Luftën Kundër Korrupsionit”, një vlerësim që nënvizon rolin e tij në forcimin e drejtësisë shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME