Drejtuesi Politik i PS për Qarkun Elbasan Mazniku /Florenc Doka :Zgjedhja e duhur për të ardhmen e Cërrikut

 

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Cërrikut më 9 Nëntor, Partia Socialiste ka bërë një zgjedhje të qartë dhe të vendosur: Florenc Doka është kandidati që garanton vazhdimësinë e punëve të mira dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e kësaj bashkie.Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku, në një dalje publike ka theksuar se Florenc Doka përfaqëson jo vetëm vlerat e së majtës progresiste, por edhe një model të qartë lidershipi që mbështetet në punë, përkushtim dhe rezultate konkrete.

“Florenc Doka është zgjedhja e duhur dhe e vetme më 9 Nëntor për të vazhduar punët e mira në Cërrik, për të zhvilluar ekonominë, për të mbështetur bujqësinë dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve për të gjithë qytetarët,” u shpreh Mazniku.

Doka hyn në këtë garë përballë dy kandidatëve të tjerë, por mbështetja e gjerë që ka fituar në komunitet, si dhe eksperienca e tij në administratë dhe në terren, e bëjnë atë alternativën më të besueshme për drejtimin e Cërrikut në këtë moment vendimtar.

Fokusi i Dokës është i qartë: më shumë zhvillim ekonomik lokal, më shumë investime në infrastrukturë, më shumë mbështetje për fermerët dhe më shumë kujdes për qytetarët në çdo lagje dhe fshat të bashkisë. Ai vjen si përfaqësuesi i një force politike që ka treguar se di të qeverisë me vizion dhe qëndron pranë njerëzve me zgjidhje të prekshme.

Më 9 Nëntor, qytetarët e Cërrikut nuk do të votojnë thjesht për një emër, por për një drejtim: për të ecur përpara me siguri, për të ndërtuar mbi arritjet dhe për të shtuar mundësitë për çdo familje.

Florenc Doka është më shumë se një kandidat – ai është garancia për një Cërrik më të zhvilluar, më të drejtë dhe më afër njerëzve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...