Drejtuesi i emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo” shkarkohet nga Report TV pas kritikave ndaj qeverisë Rama

Tiranë : Drejtuesi i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”, gazetari Ilir Babaramo, është shkarkuar nga puna nga Report TV. Vendimi i shkarkimit i është komunikuar gazetarit nga pronari i televizionit, Carlo Bolino.

Në një deklaratë për mediat, Babaramo tha:

“Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna. Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim. Bashkëpunimi im me Report TV është ndërprerë në mënyrë të njëanshme.”

Gazetari shprehu gjithashtu shqetësimin për presionin mbi gazetarët që kritikojnë institucionet:

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim,” tregon Babaramo.

Ilir Babaramo ka mbi 35 vjet përvojë në gazetari dhe është i njohur për hetimet dhe analizat e tij në fusha të ndryshme, përfshirë sistemin gjyqësor dhe çështje të transparencës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME