Drejtues nga biznesi gjerman i turizmit vizitojnë Gjirokastrën

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi priti sot në takim një grup me 20 CEO të bizneseve turistike nga Gjermania, në vizitën e tyre të parë në Gjirokastër.

Sipërmarrësit gjermanë u njohën nga afër me potencialin dhe resurset e shumta, që ofron qyteti i gurtë për investime në turizëm.

Kryebashkiaku Golemi tha sot se “gjatë këtij viti kemi regjistruar një numër të lartë vizitorësh, mes tyre edhe shumë turistë gjermanë”.

Ai e cilësoi vizitën e drejtuesve gjermanë në biznesin e turizmit si mundësi e shkëlqyer për të promovuar Gjirokastrën në tregun ndërkombëtar dhe për të tërhequr investime të reja në këtë sektor kaq të rëndësishëm për ekonominë lokale.

Me mbi 400 mijë vizitorë gjermanë në vitin 2024 dhe objektivin për të kaluar 500 mijë në vitin 2025, Shqipëria konsolidon pozicionin e saj si një destinacion i besueshëm dhe i preferuar në tregun europian.

Ky bashkëpunim vjen si pjesë e vizionit për të bërë turizmin shqiptar një histori suksesi të përbashkët, duke kombinuar ofertën e pasurive kulturore dhe natyrore me aktivitete, art, sport, investime hotelerie dhe evenimente ndërkombëtare, në funksion të zhvillimit të  qëndrueshëm dhe promovimit të vendit në nivel evropian.

Grupi me 20 CEO dhe përfaqësues të disa prej agjencive dhe operatorëve më të rëndësishëm turistikë gjermanë, përfshirë DERTOUR, ADAC Reisebüro dhe Schauinsland-Reisen GmbH po zhvillojnë një tur në Shqipëri për inspektimin e strukturave akomoduese dhe destinacioneve turistike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...