Dita Botërore e Kafshëve, AdZM Elbasan organizon aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit në Dorëz të Librazhdit

Me rastin e 4 tetorit, Ditës Botërore të Kafshëve, Drejtoria e Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM) Elbasan zhvilloi një aktivitet edukues dhe ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “Shefqet Dosku” në fshatin Dorëz.

Kjo ditë, e njohur edhe si Dita e Mirëqenies së Kafshëve, shërben për të theksuar rolin jetik që kafshët luajnë në ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe për të nxitur kujdesin ndaj faunës së egër dhe kafshëve shtëpiake në të gjithë botën.

Gjatë aktivitetit, specialistët e AdZM Elbasan zhvilluan një orë mjedisore informuese dhe argëtuese, ku nxënësit patën mundësi të njihen më nga afër me banorët e Parkut Kombëtar “Shebenik”, përmes videove të realizuara nga kamerat kurth në habitatet natyrore të zonës.

Aktiviteti u shoqërua edhe me pjesë krijuese nga nxënësit, të cilët, përmes vizatimeve, ndërtuan një kënd kushtuar faunës, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së specieve të rrezikuara dhe edukimit mjedisor që në moshë të re.

AdZM Elbasan, në bashkëpunim me shkollat dhe komunitetin lokal, vazhdon përpjekjet për ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit, në funksion të një mjedisi të shëndetshëm për të gjitha gjallesat.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME