Dinamo “harron” të fitojë, Blutë barazojnë pa gola me Bylisin, Vora ngjitet e dyta pas triumfit me Flamurtarin.

Superiorja ka mbyllur javën e saj të katërt me dy ndeshjet e luajtura këtë të diel.Dinamo e Ilir Dajës duket se ka harruar të fitojë, me Blutë që barazuan pa gola kundër Bylisit. Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për të shënuar, teksa ballshiotët pësuan inferioritet numerik pas daljes me karton të kuq të Peraltas në minutën e 68’, por sërish “Nëndetësja” nuk arriti të gjente golin.
Në takimin tjetër, Vora debutuese mori një fitore tepër të rëndësishme kundër Flamurtarit me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Luis Felipe me anë të një 11-metërshi në minutën e 12’.Kështu Vora ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 7 pikë. Dinamo numëron vetëm 4 pikë pas 4 ndeshjeve, duke u pozicionuar në vendin e 6-të. Bylisi renditet e 8-ta me 3 pikë, ndërsa Flamurtari në vend të parafundit me 2 pikë.
REZULTATET:
DINAMO 0-0 BYLIS
VORA 1-0 FLAMURTARI
Luiz Felipe 12’ (P)

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Asfaltohet “Gjergj Arianiti” – Elbasani hap një arterie të re drejt zhvillimit

Punimet për ndërtimin e rrugës “Gjergj Arianiti” në Elbasan...

Zbulimi i Diellës: na duhen 100 vite të bëhemi si BE!

Nga Lutfi Dervishi Të dashur qytetarë, sot mora raportin e...

Elbasani dënohet sërish për sjelljen e tifozëve – vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka...

Merz: Europa duhet të ngrihet si “fuqi e paqes”, por edhe të forcohet ushtarakisht

Në prag të samitit të Bashkimit Europian që do...