Dinamo është superkampione e Shqipërisë, “Nëndetësja” mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe fiton trofeun e parë të sezonit

Dinamo është kampione e Superkupës së Shqipërisë, me “nëndetësen” që triumfoi 1-3 kundër Egnatias në “Arenën Kombëtare”.

Sfida nisi mjaft mirë për ekipin rrogozhinas, që kaloi në avantazh pas 9 minutash lojë me Ruçin, i cili përfitoi nga një gafë e prapavijës dinamovite dhe nuk gaboi përballë Teqjas.
“Nëndetësja” u ngrit në sipërfaqe në pjesën e dytë, ku në harkun kohor të pesë minutave (54’-59’), Bregu dhe Nani përmbysën takimin, duke kthyer festën nga ana tjetër të pankinave.

Të dyja skuadrat u përpoqën të gjenin sërish rrjetën, ndërsa në frymën e fundit ishte Qefalija që dha goditjen e KO.
Të besuarit e Ilir Dajës fitojnë kështu trofeun e parë të sezonit, ndërsa e mbyllin vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme.

REZULTATI:EGNATIA 1-3 DINAMO
Ruçi 9’ / Bregu 54’, Nani 59’, Qefalija 90+6′

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME