Digjet një banesë në fshatin Godovush të Prrenjasit, shpëton për mrekulli familja me 3 persona

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Godovush, njësia Administrative Stravaj, në Bashkinë Përrenjas, ku një banesë është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht, pavarësisht përmasave të zjarrit, familja ka arritur të shpëtojë pa lëndime, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Bëhet fjalë për banesën e shtetasit Avni Skopeci, i cili jetonte aty së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke mos lënë kohë për të shpëtuar asnjë pjesë të orendive apo sendeve personale.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërkohë që banesa është djegur totalisht. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimi zjarrfikës dhe autoritetet vendore janë paraqitur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonën e cila përbëhet nga nasive pyjore prej ahu.

Aktualisht shkaqet e rënies së zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa pritet një ekspertizë e specializuar për të përcaktuar origjinën e tij. Po ashtu, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Përrenjas janë angazhuar për të ndihmuar familjen e prekur nga kjo fatkeqësi si dhe për të vlerësuar dëmet dhe mundësitë e mbështetjes.

Ky incident vjen në një periudhë ku rreziku nga zjarret në zonat rurale të Qarkut të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë janë shtuar ndjeshëm për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës, duke rritur nevojën për kujdes dhe ndërgjegjësim në komunitet.

Fatmirësisht, nuk pati humbje në njerëz, por ngjarja risjell në vëmendje rëndësinë e masave parandaluese për sigurinë e banesave në zonat rurale dhe kujdesin maksimal që duhet treguar në këtë periudhë kur përdoret energjia dhe gatimi me dru zjarri.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një...

Donnarumma: Italia shkon në Botëror, titullin këtë vit e fiton Milani

Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester City-t, Gianluigi...

Përvoja shqiptare e mbrojtjes biologjike të gështenjës, në Forumin Botëror të Ushqimit

Në kuadër të 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe...