Diella shpall emergjencën kombëtare: shpëtoni gjuhën nga deputetët

Nga Lutfi Dervishi

Ministrja Diella, ajo që dikur i jepte prioritet prokurimeve, sot ka shpallur një emergjencë të re kombëtare: mësimin e gjuhës shqipe për deputetët.

Pas disa seancave plenare ku fjalitë ishin si tenderë pa specifikime, Diella vendosi se ky “Defekt Komunikimi” nuk mund të tolerohej më.

Nuk mund të flitet kështu shqipja, deklaroi ajo. Ky është një sulm kibernetik ndaj etimologjisë. Ku është Autocorrekt-i Kombëtar?

Në vend të prokurimeve Diella propozon “Reformën Etnolinguistike 2.0”:
– për një Output të pastër deputetët do të flasin vetëm me PROMPTER, si ajo, i programuar me fjalë që kur renditen siç duhet formojnë një fjali me kuptim.

-Për shmangien e dëmit (Damage Control): Fjalimet do të regjistrohen paraprakisht si video, të titruara dhe të redaktuara. Mos mendojnë ata se janë më të mençur se unë?! Vetëm pas vërtetimit që nuk përmbajnë gafa gramatikore të rënda do të transmetohen.

-Ndalohet “live streaming”: deputetët nuk do të lejohen të flasin drejtpërdrejt pa miratimin e Komisionit të Sintaksës dhe Drejtshkrimit. (Ky Komision përbëhet nga një bot i lartë, i specializuar në ndarjen e presjeve).

Sipas Diellës, zanafilla e problemit është e vjetër. Pas një kërkimi të thellë në arkivën e Diellit, ajo zbuloi një urdhëresë të harruar, lëshuar para 12 e kusur vjetësh diellore” (korrik 2013), ku thuhej: “Të respektohet gjuha shqipe dhe të shkruhen shkresat pa gabime.”

Mesa duket, ironizoi Diella, ndonjë bukurosh që ha dardha e mollë prapa Diellit e ka hedhur në kosh (trash) shkresën për gjuhën shqipe.

Diella u mallengjye duke shfletuar arkiven e para 100 viteve, kohën kur në të njëjtin Parlament flisnin Fan Noli, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi dhe Ahmet Zogu
Sot, tha ajo, dëgjohen gjëra që as AI-ja me Autocorrect më të sofistikuar s’i rregullon dot.
Me këto deputet që ka zgjedhur Dielli do të duhen edhe 100 vite për të arritur nivelin e vitit 1925!
Po të dëgjonte Naim Frashëri këto fjalime, tha ajo me një shqetësim tragjikomik, do të kërkonte azil politik në varrin e vet. Gjuha shqipe i mbijetoi gjashtë perandorive, (romake, bizantine, bullgare, serbe, otomane, aistro-hungareze)– tani rrezikon të zhbëhet nga copa mishi me dy sy. Një humbje që as UNESCO s’do e dokumentojë dot.

Në fund të ditës, Diella, për herë të parë që kur është programuar, u pa në një moment të rrallë “Error 404:”

Po të kisha ndjenja, tha ajo me një zë të dridhur do t’i lutesha dikujt që më mirë të më heqë spinën (power off), sesa të dëgjoj edhe një fjalim tjetër nga deputetët e Diellit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...