“Diella” do lindë në maternitetin e AI, Rama tregon përdorimin e inteligjencës artificiale

Gjatë prezantimit të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, Kryeministri Edi Rama foli sërish për ministres virtuale “Diella”, duke paralajmëruar që ajo do të “lindë” zyrtarë të rinj të prodhuar nga Inteligjenca Artificiale. Rama i quajti këta zyrtarë “fëmijët e Diellës” dhe nënvizoi rëndësinë e përdorimit të AI për ndërmjetësimin e çështjeve civile, me qëllim shmangien e vonesave në gjykata dhe uljen e kostove për qytetarët.

Sipas Ramës, teknologjia dhe AI do të mundësojnë kapërcime që nuk do të ishin të mundura përmes proceseve lineare tradicionale. Ai shtoi se Diella do të mbledhë informacionet dhe dokumentat në mënyrë uniforme, duke garantuar trajtim objektiv dhe parandalim të favorizimeve. Në këtë sistem, do të përfshihen edhe bashkëpunëtorë të rinj të prodhuar nga AI, të cilët do të ndihmojnë në administrimin e proceseve dhe zbatimin e kritereve të cilësisë.

Rama theksoi se projekti është një hap drejt transformimit të administratës publike dhe funksionimit të qeverisë, ku inteligjenca artificiale do të lehtësojë punën e institucioneve dhe do të përmirësojë shërbimin ndaj qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...