Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e dherave në Brazil, qeveria shpall gjendjen e katastrofës

Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në shtetin brazilian të Minas Gerais është rritur në 22, njoftuan sot autoritetet lokale.

Më parë u njoftua se 14 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut.

Shërbimi lokal i zjarrfikësve konfirmoi 16 vdekje në qytetin Juiz de Fort dhe gjashtë në qytetin Ubi, rreth 110 kilometra larg, raporton Reuters.

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave.

“Fokusi ynë është të ofrojmë ndihmë humanitare, restaurimin e shërbimeve bazë, mbështetje për personat e zhvendosur dhe ndihmë për rindërtim”, shkroi Lula në llogarinë e tij X.

Rreth 440 persona janë zhvendosur në Juiz de Fora, tha bashkia, duke shtuar se ekipe të specializuara janë mobilizuar për t’iu përgjigjur incidenteve dhe për të kërkuar persona të zhdukur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...