Deputetja Sara Mila përcjell mesazh shprese dhe dashurie në ditën e parë të shkollës: “Dija është dhurata më e bukur që marrim në jetë”

Në një ditë të mbushur me emocione dhe simbolikë të fortë për të ardhmen, deputetja socialiste e Qarkut Elbasan, Sara Mila, ka zgjedhur ta nisë vitin shkollor jo vetëm me urime, por me një gjest të veçantë dashurie dhe përkushtimi për më të vegjlit. Ajo shoqëroi në ditën e parë të shkollës mbesën e saj të vogël, Anesën, duke ndarë me të emocionet që vetëm një fillim i ri mund t’i japë një fëmije. Por ajo që e bëri këtë ditë edhe më të veçantë ishte atmosfera festive që deputetja krijoi për të gjithë nxënësit: së bashku me personazhet e dashur vizatimorë Elsa, Olaf dhe Spiderman, që ndanë dhurata simbolike dhe përqafime me fëmijët, ajo solli buzëqeshje dhe gëzim në oborret e shkollave të qytetit.

Dita e parë e shkollës duhet të kujtohet gjithmonë si një festë. Prandaj desha që çdo fëmijë ta ndjejë këtë ditë të veçantë jo vetëm me emocion, por edhe me mbështetje, me dashuri dhe me gëzim,” u shpreh Sara Mila.

Në një postim të ndjerë, ajo kujtoi emocionet e veta të ditës së parë të shkollës, duke theksuar se shkolla ka qenë busulla që e ka orientuar në jetë, ndërsa dija dhurata më e vyer që ka marrë ndonjëherë. “Tek Anesa pashë sytë plot ëndrra dhe ajo më riktheu pas në kohë. Ishte një ndjesi e paharrueshme që më forcoi edhe më shumë bindjen se çdo fëmijë meriton një nisje të ngrohtë në udhëtimin e dijes.

Me këtë akt simbolik, por domethënës, deputetja Mila nuk i drejtohet vetëm fëmijëve, por edhe prindërve, ata që, siç tha ajo, janë “mbështetja më e fortë për ëndrrat e fëmijëve të tyre, pavarësisht sfidave të përditshme.”

Në një kohë kur përkushtimi ndaj arsimit është më i rëndësishëm se kurrë, Sara Mila na kujton se politika mund dhe duhet të jetë afër qytetarëve, veçanërisht atyre më të vegjël që sot hedhin hapat e parë drejt një të ardhmeje më të ndritur.

Anesa e vogël, uroj të më bësh gjithmonë krenare, jo vetëm me notat, por me zemrën e mirë, kurajon dhe ëndrrat e mëdha që do të ndjekësh,” përfundon ajo mesazhin e saj.

Ky gjest është një kujtesë e fuqishme se edukimi është një mision i përbashkët, ku secili prej nesh mund të japë kontributin e tij për një shoqëri më të drejtë, më të arsimuar dhe më njerëzore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...