Deputetja e PD për Qarkun Elbasan, Klodiana Çapja, zyrtarizohet me grupin parlamentar të Partisë së Lirisë

Katër deputetëve që ishin në listat e sigurta më 11 maj nga radhët e PL-së u shtohen edhe tre deputetë të PD-së, për të formuar grupin e dytë parlamentar brenda radhëve të opozitës në Parlament. Kreu i këtij grupi do të jetë sekretari i PL-së, Tedi Blushi. Bie në sy spostimi i deputetes së Vlorës, Ina Zhupa, e cila i bashkohet grupit parlamentar të Partisë së Lirisë.

Në përgjigje të interesimit të medias, ju bëjmë me dije se grupi parlamentar i Partisë së Lirisë është zyrtarizuar me përbërjen si më poshtë:

  • Tedi Blushi – Kryetar
  • Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar
  • Erisa Xhixho – Zëdhënëse
  • Brunilda Haxhiu – Sekretare
  • Ina Zhupa
  • Ledina Alolli
  • Klodiana Çapja

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME