Deputetja Bora Muzhaqi në Polis: Dëgjimi i qytetarëve, hapi i parë për një buxhet të drejtë për Librazhdin

Deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Bora Muzhaqi, së bashku me kryetarin e Bashkisë Librazhd, zhvilluan një takim me banorët e Polisit për të diskutuar projektbuxhetin e Bashkisë Librazhd për vitin 2026.

Gjatë bashkëbisedimit, Muzhaqi theksoi rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në procesin vendimmarrës dhe garantoi se kërkesat dhe nevojat e komunitetit do të jenë prioritet në hartimin e buxhetit të ardhshëm.

Dëgjimi i qytetarëve është hapi i parë për çdo vendim të drejtë, ndaj çdo kërkesë e çdo nevojë e zonës është prioritet për ne”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale pas takimit.

Muzhaqi, e cila ka rrënjë familjare në këtë zonë, deklaroi se do të mbetet një zë i fortë në Kuvend për interesat e Polisit dhe të gjithë Librazhdit.

Ajo nënvizoi se investimet e deritanishme janë vetëm fillimi dhe se me buxhetin e ri priten projekte të reja që do të rrisin cilësinë e jetës në këtë njësi administrative.

Punët e mira që janë bërë janë vetëm fillimi. Me buxhetin e ri do të bëjmë edhe më shumë”, theksoi deputetja socialiste.

Takimi vjen në kuadër të konsultimeve publike që Bashkia Librazhd po zhvillon me komunitetin, për të ndërtuar një projektbuxhet sa më gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm të zonës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ermal Elezi:Krenari të përfaqësoj Gramshin , një vend me rrënjë të thella dhe traditë të çmuar

  Me ndjenjë të veçantë përgjegjësie dhe krenarie, deputeti i...

Formacionet zyrtare/ Ndryshime në masë në radhët e kuqezinjve, si rreshtohen skuadrat në miqësoren Shqipëri-Jordani

Shqipëria pret Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, në një duel...

Dumani: Identifikuam 16 grupe kriminale të rrezikshme, 11 milionë euro kriptomonedha të bllokuara

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...