Deputetja Aulona Bylykbashi prezanton në Komisionin e Ligjeve projektligjin për përmirësimin e komisioneve hetimore parlamentare

Deputetja socialiste e qarkut Elbasan, Aulona Bylykbashi, ka paraqitur sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike një projektligj të rëndësishëm, që synon modernizimin dhe qartësimin e kuadrit ligjor mbi funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Bylykbashi thekson se bëhet fjalë për një nismë krejtësisht teknike, e cila ka për qëllim të rrisë transparencën, efikasitetin dhe profesionalizmin e këtij mekanizmi kyç të kontrollit parlamentar.

Sipas deputetes Bylykbashi, ndryshimet e propozuara:

  • Përafrohen me kërkesat e Gjykatës Kushtetuese, duke adresuar qartësisht çështjet e ngritura ndër vite mbi funksionimin e komisioneve hetimore;
  • Forcojnë procedurat e brendshme, për të garantuar një proces më të rregullt dhe të standardizuar;
  • Sigurojnë një proces hetimor të drejtë dhe të balancuar, në respekt të parimeve demokratike dhe në përputhje me praktikat më të mira europiane.

Bylykbashi thekson se kjo nismë vjen në një kohë kur Parlamenti ka nevojë për mjete më efikase kontrolli dhe mbikëqyrjeje, duke e konsideruar projektligjin si një hap të domosdoshëm drejt forcimit institucional dhe rritjes së besimit publik.

Projektligji pritet të vijojë diskutimet në komision, përpara se të kalojë në seancë plenare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME