Deputetja Aulona Bylykbashi: “Drejtësia më pranë qytetarëve, Shqipëria në rrugën e standardeve europiane”

Në Ditën Evropiane të Drejtësisë Civile, deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun Elbasan, Aulona Bylykbashi, ka përcjellë një mesazh të qartë për rolin që drejtësia duhet të ketë në jetën e çdo qytetari dhe në rrugëtimin europian të vendit.

Në një postim në rrjetin e saj social Facebook, deputetja Bylykbashi shprehet:

Sot shënojmë Ditën Evropiane të Drejtësisë Civile, një ditë që na kujton se drejtësia duhet të jetë e kuptueshme, e afërt dhe e prekshme për çdo qytetar. Misioni ynë qeverisës është ta sjellim drejtësinë më pranë njerëzve, me institucione më transparente, më të besueshme dhe më europiane.” 

Kjo ditë, e cila u iniciua nga Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian që prej vitit 2003, synon të afrojë qytetarët me sistemin e drejtësisë dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi të drejtat e tyre.

Deputetja Bylykbashi nënvizon se Shqipëria po ecën me vendosmëri në rrugën e forcimit të institucioneve të drejtësisë, duke përmbushur standardet europiane në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të së drejtës.

Shqipëria vijon rrugëtimin e saj drejt forcimit të institucioneve dhe përmbushjes së standardeve europiane në shërbim të drejtësisë dhe qytetarëve,” – thekson ajo.

Në këtë kuptim, Dita Evropiane e Drejtësisë Civile shërben si kujtesë për rëndësinë që ka transparenca, besimi dhe aksesueshmëria e sistemit të drejtësisë në çdo shoqëri demokratike.

Nën frymën e reformave të ndërmarra dhe në përputhje me vizionin europian të vendit, mesazhi i deputetes Aulona Bylykbashi është një thirrje për drejtësi më njerëzore, më të ndershme dhe më pranë qytetarit, një drejtësi që i shërben njerëzve dhe jo burokracisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...